Parashikimi i motit për nesër

22.05.2021

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 26-28 gradë Celsius. Sipas IHMK-së, edhe në vendet e rajonit do të mbajë mot i mirë dhe me diell.  “Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8…

Parashikimi i motit për nesër


Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 26-28 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, edhe në vendet e rajonit do të mbajë mot i mirë dhe me diell. 

“Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, kështu që prej orës 9-17 preferohet të jemi sa më pak në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Etiketat

Ofertat e fundit