Abdixhiku: LDK do të hap dyert për të gjithë ata që duan t’i bashkohen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot është takuar me strukturat e Forumit Rinor të LDK-së. Në njoftimin e bërë për media thuhet se Abdixhiku diskutoi për procesin e reformimit të thellë të LDK-së, me theks të veçantë, hapjen ndaj kuadrove të reja, për sfidat që kanë në përgjithësi të rinjt si dhe…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot është takuar me strukturat e Forumit Rinor të LDK-së.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se Abdixhiku diskutoi për procesin e reformimit të thellë të LDK-së, me theks të veçantë, hapjen ndaj kuadrove të reja, për sfidat që kanë në përgjithësi të rinjt si dhe prioritetet e tyre në angazhimin politik.
“Kryetari Abdixhiku u ofroi mbështetje të gjithë të rinjve duke u premtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë dyert për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen LDK-së me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre dhe pjesëmarrjes sa më të madhe në procese vendimmarrëse”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se “në këtë takim, me theks të veçantë u diskutua për përgatitjet e Forumit të Rinisë për zgjedhjet lokale dhe pjesëmarrjen e të rinjve në këtë proces”.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 11 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 11 dite