Fitore e rëndësishme, Golden Eagle Ylli më afër finales
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit 77:68 (22:17, 21:15, 19:22, 15:14) në gjysmëfinalen e tretë të “Play-offit” të Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra nga Theranda është në epërsi 2:1, derisa kush shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe. Takimi i radhës zhvillohet të dielën, po ashtu në Therandë. Vendasit…
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit 77:68 (22:17, 21:15, 19:22, 15:14) në gjysmëfinalen e tretë të “Play-offit” të Superligës së Kosovës në basketboll.
Skuadra nga Theranda është në epërsi 2:1, derisa kush shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe. Takimi i radhës zhvillohet të dielën, po ashtu në Therandë.
Vendasit kishin një epërsi të lehtë në çerekun e parë, që e përfundojnë në të mirë të tyre 22:17. Mysafirët barazuan shifrat në 24:24, por më pas nis shkëputja e vendasve që arritën epërsi deri në 11 pikë, 41:30, kurse pjesa e parë përfundon 43:32.
Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, duke pasur epërsi 14 pikë, 48:34, por më pas Vreshtarët hyn në një seri të suksesshme, duke afruar rezultatin në 58:53, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 62:54. Loja dramatike u zhvillua në 10 minutat e fundit me skuadrën mysafire që afroi rezultatin në 69:68, dy minuta nga fundi, por në çastet vendimtare, Ylli u tregua më i vëmendshëm dhe triumfoi 77:68.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 17 pikë e 10 kërcime dhe Elyjah Clark me 25 pikë e 7 kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Ed Daneil me 19 pikë e 13 kërcime dhe Darell Davis me 18 pikë.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 11 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite