Suhareka nderon Ushtar Kavajën, Indrit Cara
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me një delegacion nga komuna, gjatë ditës së mërkurë ka udhëtuar për në Kavajë. Muharremaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot së bashku me një delegacion nga Komuna e Suharekës kanë udhëtuar për në Kavajë, që ta përkujtojnë dëshmorin Indrit Cara –Ushtar Kavaja,…
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me një delegacion nga komuna, gjatë ditës së mërkurë ka udhëtuar për në Kavajë.
Muharremaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot së bashku me një delegacion nga Komuna e Suharekës kanë udhëtuar për në Kavajë, që ta përkujtojnë dëshmorin Indrit Cara –Ushtar Kavaja, në përvjetorin e rënjes së tij heroike për lirinë e Kosovës, raporton SuharekaOnline.
”Faleminderit përfaqësuesëve të Bashkisë së Kavajës dhe familjes së Indrit Carës për pritjen. Ushtar Kavaja, ka rënë në fushën e betejës, duke e bërë aktin më heroik e sublim për vendin.

Ai erdhi në frontin e luftës së UÇK-së, në kohën kur Kosova kishte nevojë më shumë se kurrë për luftëtarët si ai.
Tregimi për Indrit Carën është i shumë dimenzioneve, ngase ate tashmë e njohim në Semetisht, në Sllapuzhan, në Bërshancë, dhe në çdo cep të Gallushës.

Kudo në Kosovë e Shqipëri ai u bë i pavdekshëm në përjetësinë e tij” ka shkruar Muharremaj.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 11 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite