KB Peja – KB Golden Eagle Ylli, mësohet se kur do të zhvillohet ndeshja e mbetur
27.02.2021
Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli do të luajë të mërkurën ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të. Kundërshtar i suharekasve do të jetë klubi basketbollistik Peja. Kjo ndeshje kishte mbetur pa u zhvilluar për arsye të mosmarrveshjeve të FBK-së lidhur me të drejtat televizive. Peja – Golden Eagle Ylli, do të zhvillohet të […]
Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli do të luajë të mërkurën ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të.
Kundërshtar i suharekasve do të jetë klubi basketbollistik Peja.
Kjo ndeshje kishte mbetur pa u zhvilluar për arsye të mosmarrveshjeve të FBK-së lidhur me të drejtat televizive.
Peja – Golden Eagle Ylli, do të zhvillohet të mërkurën në palestrën sportive “Karagaq”.
Kujtojmë se suharekasit janë në krye të tabelës së Superligës me gjithsej 32 pikë.