Konjufca: Jam i bindur që me votat e diasporës VV e kalon 50%
19.02.2021
Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se jam i bindur që me votat e diasporës VV e kalon 50 për qindëshin. Konjufca këto deklarata i bëri derisa ishte i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7. Megjithatë, Konjufac e konsideron sukses edhe nëse VV’ja nuk e kalon këtë më shumë se […]
Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se jam i bindur që me votat e diasporës VV e kalon 50 për qindëshin.
Konjufca këto deklarata i bëri derisa ishte i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.
Megjithatë, Konjufac e konsideron sukses edhe nëse VV’ja nuk e kalon këtë më shumë se gjysmën e përqindjes.
“Por edhe nëse nuk kalon, rreth 50% është pothuajse gjysma e popullatës së Kosovës”, thotë Konjufca.
Po ashtu ai ka thënë se është një arritje e jashtëzakonshme kur e kupton që çdo i dyti qytetar e ka votuar VV-në.