Muharremaj fton qytetarët ta nënshkruajnë peticionin
Ashtu siç kam paralajmëruar, ne do të fillojmë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit. Ne jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe të vendosur me të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës. Zyrtarisht ne fillojmë ora 11:00, ku i ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, […]
Ashtu siç kam paralajmëruar, ne do të fillojmë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.
Ne jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe të vendosur me të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës.
Zyrtarisht ne fillojmë ora 11:00, ku i ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera.
Kërkoj edhe nga kryetarët e komunave tjera që të na bashkangjitet apo edhe të vetëorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar ku do ti dorëzohet Parlamentit të Kosovës.
Ne jemi të vendosur dhe jemi gjithmonë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të qytetarëve.
Bali Muharremaj