Më 17 dhjetor seanca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjykata Speciale ka vendosur që më 17 dhjetor të mbahet seanca e dytë statusore ndaj ish udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Seanca do të mbahet me fillim prej orës 11:00. Nga mbrojtja është kërkuar […]
Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjykata Speciale ka vendosur që më 17 dhjetor të mbahet seanca e dytë statusore ndaj ish udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Seanca do të mbahet me fillim prej orës 11:00.
Nga mbrojtja është kërkuar që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor, në orën 16:00.
Rikujtojmë se aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit janë konfirmuar muajin e kaluar kur edhe janë transferuar në Hagë.