Rritet dukshëm numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë
Përpos rasteve të shumta pozitive me COVID-19, javëve të fundit është shënuar edhe një rritje e theksuar i rasteve të vdekjeve të pacientëve me COVID-19. Vetëm në 24 orët e kaluar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik janë regjistruar edhe tetë raste të vdekjeve në vend të cilët krahas sëmundjeve të tjera ishin të prekur […]
Përpos rasteve të shumta pozitive me COVID-19, javëve të fundit është shënuar edhe një rritje e theksuar i rasteve të vdekjeve të pacientëve me COVID-19.
Vetëm në 24 orët e kaluar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik janë regjistruar edhe tetë raste të vdekjeve në vend të cilët krahas sëmundjeve të tjera ishin të prekur nga COVID-19.
Kjo ka bërë që në total numri i vdekjeve të rritet në 158 raste.
COVID-19 është përhapur jashtëzakonisht shumë edhe në institucionet e vendit, ku që disa javë shumë deputetë e udhëheqës të institucioneve dhe partive politike kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.
Ditën e enjte është konfirmuar edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Në anën tjetër është bërë e ditur që kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është shëruar.
Kujtojmë se të enjten n1% Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.