Ashtu edhe siç pritej, Ballkani mposht Dukagjinin me rezultat 5:1
Ballkani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në kuadër të kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës. Suharekasit kanë shënuar fitore me rezultatin 5:1 kundër Dukagjinit të Klinës, në një ndeshje ku shkëlqeu Blendi Baftiu, shkruan lajmi.net. Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutë ne 23’, pikërisht nga Blendi Baftiu, dhe me këtë gol […]
Ballkani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në kuadër të kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës.
Suharekasit kanë shënuar fitore me rezultatin 5:1 kundër Dukagjinit të Klinës, në një ndeshje ku shkëlqeu Blendi Baftiu, shkruan lajmi.net.
Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutë ne 23’, pikërisht nga Blendi Baftiu, dhe me këtë gol u vendos pjesa e parë e takimit.
Tre minuta pasi filloi pjesa e dytë e takimit, Baftiu u kujdes që të shënonte edhe golin e dytë, duke qetësuar Ballkanin.
Krasniqi trefishoi epërsinë e mysafirëve në minutën e 61’, kurse Baftiu kompletoi het trikun për 0:4 në minutën e 72’.
Ballkani nuk ndali hovin këtu, duke gjetur edhe një herë rrugën e golit në minutën e 83’, me anë të Maganit. Kurse, Dukagjini arriti të shënonte golin e nderit tek në minutën e 86’, me Elezaj.
Me këtë fitore, Ballkani tashmë numëron 56 pikë në pozitën e tretë, dy pikë më pak sesa Drita lidere dhe një pikë më pak sesa Prishtina në pozitën e dytë.
Dukagjini mbetet me vetëm 10 pikë, në pozitën e fundit në tabelë.