Këshilli i Prindërve kërkon shtyrjen e testit për klasat e 9-ta

16.06.2020

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), ka organizuar të hënën një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe drejtorët e departamenteve të MASh, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj. Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, drejtorët e DKA-ve kërkuan që të mbahet Testi i Arritshmërisë […]

Këshilli i Prindërve kërkon shtyrjen e testit për klasat e 9-ta Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), ka organizuar të hënën një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe drejtorët e departamenteve të MASh, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, drejtorët e DKA-ve kërkuan që të mbahet Testi i Arritshmërisë dhe me kërkesë tyre u vendos që ky test të mbahet, pasi që drejtorët u deklaruan se komunat i kanë mundësitë që të zbatojnë masat mbrojtëse të kërkuara nga institucionet kompetente.

Kundër këtij vendimi duket të jetë Këshilli i Prindërve të Kosovës, i cili sot ka kërkuar shtyrjen e mbajtjes së testit të arritshmërisë për klasat e nënta.

“Duke parë se numri prej 129 rasteve me Covid-19 paraqet gjendje alarmante për Kosovën, ne si Këshill i Prindërve të Kosovës jemi të shqetësuar për shëndetin e nxënësve. Kjo valë e pandemisë na sjell në një gjendje të jashtëzakonshme ku të gjithë duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe efektiv. Ne si Këshill i Prindërve rekomandojmë që të shtyhet mbajtja e testit për klasat e 9 deri në rrethanat e reja që do të krijojnë ambient të sigurt për shëndetin e nxënësve”, thuhet në reagim.

Për Këshillin e Prindërve, prioritet duhet të jetë shëndeti i nxënësve dhe jo gjërave teknike siç janë afatet për mbajtjen e provimit të arritshmërisë së klasave të 9-ta.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler