Ende herët të flitet për hapjen e shkollave
Dukagjin Pupovci, ekspert i arsimit, është shprehur se ende është herët të flitet për hapjen e shkollave, ndonëse tashmë në Kosovë ka filluar zbutja e masave kundër pandemisë së koronavirusit. Sipas tij për këtë temë duhet të flasin epidemiologët. Ai në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë në këtë situatë shkollat janë vatra potenciale…
Dukagjin Pupovci, ekspert i arsimit, është shprehur se ende është herët të flitet për hapjen e shkollave, ndonëse tashmë në Kosovë ka filluar zbutja e masave kundër pandemisë së koronavirusit.
Sipas tij për këtë temë duhet të flasin epidemiologët. Ai në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë në këtë situatë shkollat janë vatra potenciale të infeksionit dhe hapja e tyre në situatën e tanishme, mund të rezultonte me rritjen e numrit të rasteve të infektuarve me koronavirus.
“Sa i përket hapjes së shkollave kjo është një pyetje për epidemiologët sepse varet çfarë strategjie zgjedhin. Kosova ka zgjedhur strategjinë e ruajtjes nga infeksioni, për dallim nga disa vende që e kanë zgjedhur strategjinë e imunizimit kolektiv dhe ato nuk i kanë mbyllur fare”.
“Në këto kushte shkollat janë vatra potenciale të infeksionit dhe hapja e tyre në situatën e tanishme, mendoj se do të kishte rezultuar me rritjen e numrit të rasteve. Për këtë arsye të gjitha çfarë kam dëgjuar deri tani janë se shkollat nëse krijohen kushtet të hapen gjatë shtatorit, ndërsa gjatë muajit qershor të hapen për mbajtjen e provimeve të maturës dhe testeve të arritshmërisë, ku nxënësit mund të vijnë në numër më të vogël dhe të organizohen në klasa më të vogla e po ashtu të hapen edhe universitetet për mbajtjen e provimeve”.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 11 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 11 dite