Pluhuri afrikan do të largohet dy ditët e ardhshme
Cilësia e ajrit në vendin tonë momentalisht është e mirë. Kështu ka vlerësuar profesori i Shkencave të Mjedisit, Sami Makolli në një prononcim për Ekonomia Online pas raportimeve se edhe këtë vit pluhuri saharian ka zbritur në vendin tonë. Pluhuri mund të ndikojë në cilësinë e ajrit, e problem mund të shfaqë për personat e…
Cilësia e ajrit në vendin tonë momentalisht është e mirë. Kështu ka vlerësuar profesori i Shkencave të Mjedisit, Sami Makolli në një prononcim për Ekonomia Online pas raportimeve se edhe këtë vit pluhuri saharian ka zbritur në vendin tonë. Pluhuri mund të ndikojë në cilësinë e ajrit, e problem mund të shfaqë për personat e ndjeshëm.
Ky pluhur do të mbetet mbi rajon edhe ditëve të ardhshme, megjithëse jo me këto përqendrime të larta sepse në dy ditët e ardhshme priten të reshura të shiut.
Sipas tij, kjo do të kalojë posa të fillojnë shirat që pritet të ndodhin në dy ditët e ardhshme.
“Kjo do të kalojë posa të fillojnë të largohen shirat, e që pritet të ndodhin në dy ditët e ardhshme dhe do ta ndjejmë atë freskinë e ajrit. Shiu bie dhe e tretë me vete këtë sasi të pluhurit dhe rërës dhe depoziton në tokë, dhe kur uji avullon pastaj mbesin njollat e kuqe. Se a do të rikthehet varet prej drejtimit se nga do fryjnë erërat dhe kushtet meteorologjike që veprojnë edhe në Saharë. Te ne ndodhë më rrallë dhe nuk mendoj se do të përsëritet prapë” shtoi ai.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 11 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 12 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite