Shfuqizohet vendimi për karantinë në Suharekë
Kosova ndër muaj po përballet me pandeminë COVID-19. Kjo pandemi bëri që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin një sërë masash në mënyrë që pasojat dhe përhapja e këtij virusi të jenë sa më të vogla. Kësisoj ministria e Shëndetësisë në disa raste mori vendim që disa komuna të futen në karantinë, në mënyrë që zbulimi i…
Kosova ndër muaj po përballet me pandeminë COVID-19. Kjo pandemi bëri që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin një sërë masash në mënyrë që pasojat dhe përhapja e këtij virusi të jenë sa më të vogla.
Kësisoj ministria e Shëndetësisë në disa raste mori vendim që disa komuna të futen në karantinë, në mënyrë që zbulimi i rasteve brenda komunave të bëhet më shpejtë dhe përhapja të jetë më epamundur.
Por sonte është shfuqizuar ky vendim dhe komunat të cilat ishin të karnatinuara, prej sonte nuk janë më, raporton Indeksonline.
Prishtina, Prizreni, Suhareka dhe Ferizaj nga nesër nuk do të jenë të karntinuara dhe banorët e këtyre zonave mund të lëvizin anasjelltas.
Nga e hëna, me 4 maj pritet që të fillojë faza e parë e zbutjes së masave qeveritare lidhur me pandeminë COVID-19, duke pritur kështu që rezultatet të jenë më të mira dhe të mos ketë numër të rritur të të infektuarve. Deri më tani në Kosovë janë 813 të infektuar me koronavirus, 298 të shëruar dhe 22 viktima.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite