Si ndodhi që Reshtani u shpall vatër e përhapjes së infeksionit?
Mbrëmjen e së dielës në bazë të një vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë katër fshatra të Suharekës ishin shpalluar vatra të përhapjes së infeksionit. Çuditërisht në mesin e këtyre fshatrave ndodhej edhe fshati Reshtan, i cili nuk ka asnjë banor të konfirmuar me covid-19. Siç duket e gjitha kishte filluar kur Qendra Rajonale e Shëndetit…
Mbrëmjen e së dielës në bazë të një vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë katër fshatra të Suharekës ishin shpalluar vatra të përhapjes së infeksionit.
Çuditërisht në mesin e këtyre fshatrave ndodhej edhe fshati Reshtan, i cili nuk ka asnjë banor të konfirmuar me covid-19.
Siç duket e gjitha kishte filluar kur Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Prizren kishte marrur mostra nga disa qytetarë të cilët jetojnë në rrugën Skënderbeu dhe gjatë marrjes së mostrave janë prezentuar që jetojnë në rrugën e Reshtanit.
Madje edhe në publikimin e rezultateve të datës 18 prill nga IKSHPK-ja në mesin e 11 rasteve pozitive ishin publikuar edhe 2 raste nga Reshtani.
Sipas të parit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj e gjithë kjo kishte ndodhur si një keqkuptim dhe se po i njëjti menjëherë pas reagimit të tij është kontaktuar nga instituti dhe i është kërkuar falje dhe është ndryshuar vendimi.
Një reagim tejet i madh është vërejtuar edhe nga banorët e fshatit Reshtan të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me “huqjen” e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kujtojmë se Komuna e Suharekës renditet e 5-ta me 33 qytetar të prekur me covid-19, në mesin e të cilëve është një i shëruar dhe një i vdekur. Në bazë të kësaj Komuna e Suharekës është e shpallur zonë në karantinë dhe pesë fshatra si vatra të përhapjes së infeksionit.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 11 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite