Shpërndarja e COVID-19 nëpër komuna, Suhareka renditet e 16-ta me 3 raste
Kosova tashmë numëron 224 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Malisheva me 66 raste. Sipas të dhënave, në këtë komunë janë prekur…
Kosova tashmë numëron 224 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Malisheva me 66 raste.
Sipas të dhënave, në këtë komunë janë prekur dhjetë fshatra, ndërsa ka pasur katër burime të infeksionit.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Komuna e Suharekës renditet e 16-ta me 3 qytetar të prekur me covid-19, një tashmë i shëruar dhe dy raste të tjera nga Bllaca.
- Malisheva – 66 raste
- Prishtina – 25 raste
- Vushtrria – 21 raste
- Mitrovica Veriore – 20 raste
- Gjilani – 18 raste
- Kamenica – 13 raste
- Gjakova – 10 raste
- Zveçani – 10 raste
- Vitia – 7 raste
- Peja – 6 raste
- Podujeva – 4 raste
- Klina – 3 raste
- Fushë Kosova – 3 raste
- Prizreni – 3 raste
- Leposaviqi – 3 raste
- Suhareka – 3 raste
- Ferizaj – 2 raste
- Zubin Potok – 2 raste
- Lipjan – 2 raste
- Drenas – 1 rast
- Obiliq -1 rast
- Shtime – 1 rast
Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3 mijë e 882 kontakte të rasteve.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite