Sindikata e policisë ndanë 6 mijë euro për familjet e policëve heronj
Sindikata e Policisë së Kosovës ka ndarë 6 mijë euro për tri familje të policëve të rënë në kryerje të detyres zyrtare të cilët janë shpallur heronj të Republikës së Kosovës. “Kryesia e Sindikatës së Policisë të Kosovës ishte në vizitë te tri familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të […]
Sindikata e Policisë së Kosovës ka ndarë 6 mijë euro për tri familje të policëve të rënë në kryerje të detyres zyrtare të cilët janë shpallur heronj të Republikës së Kosovës.
“Kryesia e Sindikatës së Policisë të Kosovës ishte në vizitë te tri familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës zyrtare, të cilët janë shpallur Heronj të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës të PK-së.
“Te familja e heroit Sami Thaqi, familja e heroit Izet Demaj dhe familja e heroit Enver Zymberi, secila nga këto familje u mbështet nga SPK me nga 2000 euro”, njofton Sindikata e Policisë.
Sindikata e Policisë së Kosovës gjithmonë ka pasur mision përkujdesjen e familjeve të policëve te rënë në kryerje të detyrës zyrtare.