Real Madridi është fajtor për formën e dobët të Hazardit
Eden Hazard qysh në fillet e para të transferimit të tij në skuadrën spanjolle, Real Madrid kishin nisur lëndimet fizike, kështu duke e bërë të pamundur debutimin e tij në ndeshjet e zhvilluara. Ndërsa ndër trajnerët më të suksesshëm të futbollit evropian, Pep Guardiola ka vënë në dyshime rolin e Real Madridit me vështirësitë që […]
Eden Hazard qysh në fillet e para të transferimit të tij në skuadrën spanjolle, Real Madrid kishin nisur lëndimet fizike, kështu duke e bërë të pamundur debutimin e tij në ndeshjet e zhvilluara.
Ndërsa ndër trajnerët më të suksesshëm të futbollit evropian, Pep Guardiola ka vënë në dyshime rolin e Real Madridit me vështirësitë që i përjetoi Eden Hazard qysh në fillim të karrierës së tij në Real Madrid, i cili në muajin paraparak ishte rikthyer në stërvitje.
Debutimet e tij të shkëlqyera te Chelsea kishin ngjallur interesim nga ana e Real Madridit për transferimin e tij, ku këto “spekulime” kishin zgjatur për shumë vite, ndërsa ai zyrtarisht u transferua te klubi spanjoll në qershor të vitit 2019.
Guardiola kishte vënë dyshimet e lartë cekura pasi që ai kishte parë nga afër debutimet e belgut në Premierligë, dhe se ai beson që forma e dobët e Hazardit është shkaku i skuadrës spanjolle, Real Madridit.
“Nëse ai nuk po luan mirë, atëherë diçka po ndodh në Real Madrid sepse ai është shumë i mirë”, ka thënë Guardiola.