Emërimet e Ramadanit dhe Gashit në AKI, Kurti thotë se do të rishqyrtohen

05.02.2020

Në nëntor të vitit të kaluar ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në cilësinë e kryeministrit në detyrë kishte emëruar Kreshnik Gashin, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Asokohe Haradinaj kishte njoftuar se emërimet i kishte bërë në bazë […]

Në nëntor të vitit të kaluar ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në cilësinë e kryeministrit në detyrë kishte emëruar Kreshnik Gashin, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së.

Asokohe Haradinaj kishte njoftuar se emërimet i kishte bërë në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore si dhe në bashkërëndim me Presidentin.

Për këto emërime gjatë ditës së sotme është deklaruar Kryeministri i sapo zgjedhur i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se “Qeveria e unë si kryeministër do ta kemi një rishqyrtim të gjithë kësaj fazës pas dorëheqjes së ish-kryeministrit, me ç’rast konsiderojmë se për të filluar një kapitull të ri duhet që ta rrisim përgjegjësinë institucionale”.

“Dorëheqja është akt moral dhe nuk besojmë që vendimet e emërimet e kanë statusin e pëlqyeshëm nëse respektojmë marrëveshjen dhe shtet ndërtimin demokratik”, ka shtuar Kurti.