Tre të lënduar nga dy aksidente në Suharekë
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës nga dy aksidente të ndara tre persona kanë marrë lëndime trupore. Në Derven, Suharekë rreth orës 09:00 ka ndodhur aksident trafiku në mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar…
Foto: Aksident në Derven, Suharekë
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës nga dy aksidente të ndara tre persona kanë marrë lëndime trupore.
Në Derven, Suharekë rreth orës 09:00 ka ndodhur aksident trafiku në mes një kamioni dhe një veture.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K-Shqiptar, të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.
Ndërsa rreth orës 12:30 në fshatin Savrovë ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave njëra me targa të R. Shqipërisë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar njëri nga vozitësit mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.
Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Etiketat
Aktakuzë ndaj dy personave për fajde, njëri dyshohet se përfitoi mbi 400 mijë euro nga kamatat
Aktuale para 19 dite
22 të arrestuar në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Aktuale para 20 dite
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde dhe manipulim me prova, dëmi arrin në 140 mijë euro
Aktuale para 20 dite
Prokuroria Speciale pushon hetimet ndaj Faton Pecit dhe Fitore Pacollit,Peci paralajmëron padi ndaj zyrtarëve të LDK-së
Aktuale para 29 dite
Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuane në Maqitevë të Suharekës
Aktuale para 29 dite
Vrasja e Arlinda Zekajt, Prokuroria tregon çfarë ndodhi pak orë para tragjedisë
Aktuale para 30 dite
Prokuroria Speciale ndalon një person për 48 orë lidhur me “Rastin e njëmilionëshit”
Aktuale para 33 dite