Presidenca e Kosovës njofton për takimin e Thaçit dhe Kurtit
Sot pritet takimi mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, ku në këtë takim pritet të caktojë mandatarin për formimin e Qeverisë. Për një takim të tillë ka njoftuar edhe departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun nga presidenca e Kosovës. Takimi do të mbahet ashtu edhe […]
Foto: Ilustrim
Sot pritet takimi mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, ku në këtë takim pritet të caktojë mandatarin për formimin e Qeverisë.
Për një takim të tillë ka njoftuar edhe departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun nga presidenca e Kosovës.
Takimi do të mbahet ashtu edhe siç kishte paralajmëruar Kurti për ditën, ndërsa Thaçi për orën.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 15:00 pret kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e dërguar për medie.