Ndodh në Suharekë, bora befason Baliun!
Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin se si bora ka zërë të papërgatitur Komunën e Suharekës. Kur ishte opozitë Baliu, jepte kritika për mospastrim të rrugëve. Ndërsa sot që ka përgjegjësinë nuk dihet ku ndodhet. Pyesim ku është Baliu? Apo ndoshta kompanitë për pastrim të borës i ka […]
Foto: Ilustrim
Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin se si bora ka zërë të papërgatitur Komunën e Suharekës.
Kur ishte opozitë Baliu, jepte kritika për mospastrim të rrugëve. Ndërsa sot që ka përgjegjësinë nuk dihet ku ndodhet.
Pyesim ku është Baliu?
Apo ndoshta kompanitë për pastrim të borës i ka të kontraktuara vetëm për ta ndar tenderin së bashku, ndersa punët i kryejnë vet banorët, të cilëve u bie barra të paguajnë dyfish.
Një herë tatimin dhe së dyti kripën dhe koston e dëmtimit të makinave dhe jetëve të tyre, thuhet në reagimin e LDK’s.
