E thotë Munishi: Ballkani im ngjason me Liverpoolin e Klopp-it
Ismet Munishi njihet si një trajner shumë i afërt me futbollistët e tij. Ai këtë po e dëshmon edhe tek skuadra e Ballkanit ku momentalisht po e mbajnë pozitën e parë në tabelë. “Afërsia është diçka që është te karakteri i njeriut, e ki ose nuk e ki, nuk është diçka që bëhet artificial”. “Me […]
Ismet Munishi njihet si një trajner shumë i afërt me futbollistët e tij.
Ai këtë po e dëshmon edhe tek skuadra e Ballkanit ku momentalisht po e mbajnë pozitën e parë në tabelë.
“Afërsia është diçka që është te karakteri i njeriut, e ki ose nuk e ki, nuk është diçka që bëhet artificial”.
“Me futbollistët e mijë kemi raporte sikur me qenë vëllezërit e mijë ose fëmijët e mijë”, deklaroi Munishi për Reporterin.
Sa i përket se cilës skuadër evropiane i ngjason Ballkani i tij, Munishi thotë se asaj të Liverpoolit.
“Ne jemi me tempo, me shpejtësi me posedim të topit dhe me agresivitet i përngjajmë Liverpoolit”, deklaroi Munishi.