Ndeshjet e qenëve në Studenqan, fillojnë hetimet
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Stacionit në Suharekë janë duke hetuar keqtrajtimin e qenve, në një aktivitet që dyshohet të jetë mbajtur në fshatin Studenqan të kësaj komune. Sipas zyrtarëve të Policisë rajonale të Prizrenit lidhur me këtë rast hetuesit policorë kanë identifikuar dy persona të dyshimtë, njëri nga Komuna e Suharekës dhe tjetri…
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Stacionit në Suharekë janë duke hetuar keqtrajtimin e qenve, në një aktivitet që dyshohet të jetë mbajtur në fshatin Studenqan të kësaj komune. Sipas zyrtarëve të Policisë rajonale të Prizrenit lidhur me këtë rast hetuesit policorë kanë identifikuar dy persona të dyshimtë, njëri nga Komuna e Suharekës dhe tjetri nga Komuna e Rahovecit.
“Stacioni Policor në Suharekë është duke i zhvilluar hetimet lidhur me ndeshjen e kundërligjshme të qenve të mbajtur në Studenqan. Personat e dyshuar tashmë janë të njohur për Policinë. Në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmerren të gjitha veprimet për zbatimin e ligjit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai ka sqaruar se sipas hetimeve të deritanishme, del se kjo ndeshje mes qenve ka qenë e planifikuar që të mbahet në një fshat të Anadrinisë, porse më pastaj është vendosur që të mbahet në Studenqan.
Etiketat
Aktakuzë ndaj dy personave për fajde, njëri dyshohet se përfitoi mbi 400 mijë euro nga kamatat
Aktuale para 19 dite
22 të arrestuar në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Aktuale para 20 dite
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde dhe manipulim me prova, dëmi arrin në 140 mijë euro
Aktuale para 20 dite
Prokuroria Speciale pushon hetimet ndaj Faton Pecit dhe Fitore Pacollit,Peci paralajmëron padi ndaj zyrtarëve të LDK-së
Aktuale para 29 dite
Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuane në Maqitevë të Suharekës
Aktuale para 29 dite
Vrasja e Arlinda Zekajt, Prokuroria tregon çfarë ndodhi pak orë para tragjedisë
Aktuale para 30 dite
Prokuroria Speciale ndalon një person për 48 orë lidhur me “Rastin e njëmilionëshit”
Aktuale para 33 dite