KB Golden Eagle Ylli fiton kundër KB Lipjanit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Lipjanit me rezultat 104:91, në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë dhe përfundon 26:26. Por vendësit treguan lojë më të mirë në periodën e dytë, duke e fituar 33:21. Lipjanasit nuk u dorëzuan dhe arrijnë të […]
Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Lipjanit me rezultat 104:91, në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë dhe përfundon 26:26.
Por vendësit treguan lojë më të mirë në periodën e dytë, duke e fituar 33:21.
Lipjanasit nuk u dorëzuan dhe arrijnë të fitojnë periodën e tretë 16:21, duke e afruar rezultatin, sidoqoftë, therandasit e fitojnë periudhën e fundit 29:24 dhe fitojnë me rezultat 104:91.
Te klubi nga Suhareka, KB Golden Eagle Ylli u dalluan Alante Fenner me 22 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, si dhe Samir Zekiqi me 22 pikë, katër kërcime dhe katër asistime.

Ylli ka gjashtë fitore dhe tri humbje, kurse Lipjani dhjetë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.