Sonte luhet El Clásico

25.10.2026

Sonte, më 25 tetor 2026, sytë e futbolldashësve do të jenë të kthyer nga Spanja, ku Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit botëror, të njohur si “El Clásico”.

Takimi i vlefshëm për xhiron e 10-të të La Ligës pritet të nisë në orën 21:00.Barcelona hyn në këtë përballje si lidere e kampionatit, me gjashtë pikë epërsi ndaj rivalit të përjetshëm, Real Madridit. Katalanasit synojnë jo vetëm fitoren, por edhe thyerjen e një rekordi 58-vjeçar, të cilin aktualisht e ndajnë me madrilenët.

Në anën tjetër, Real Madridi kërkon triumfin për të ngushtuar diferencën në renditje dhe për ta bërë edhe më interesante garën për titullin kampion.

Përballja pritet të dhurojë emocione të mëdha, rivalitet dhe spektakël, ashtu siç ka ndodhur ndër vite mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll.