Arrestohet në Suharekë i dyshuari që ishte arratisur nga QKMF-ja

08.10.2026

Një person i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në lokacione të ndryshme është arrestuar më 7 tetor në Suharekë.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ishte arratisur më 20 korrik nga QKMF-ja në Suharekë, derisa po merrte tretman mjekësor.

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.