Skema “Kosovo Generation Unlimited” rrit subvencionin për punësimin e të rinjve në 300€

10.02.2026

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës njofton një ndryshim të rëndësishëm për të rinjtë dhe punëdhënësit! Nga ky vit, skema Kosovo Generation Unlimited, e zbatuar në bashkëpunim me UNICEF dhe OEGJK, rrit subvencionin mujor për punësimin e të rinjve nga 170€ në 300€.

Ky ndryshim synon:

Të ofrojë më shumë mbështetje për bizneset,

Të motivojë më shumë të rinjtë për të hyrë në tregun e punës,

Të ketë ndikim real në uljen e papunësisë.Të rinjtë që dëshirojnë të përfitojnë nga praktika e punës e subvencionuar mund të vizitojnë Zyrën e Punësimit më të afërt për informim dhe aplikim.