Moti në Suharekë për ditët në vijim
Në fundjavë pritet mot i ndryshueshëm, me mundësi për riga lokale shiu, teksa parashikon që temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, njofton PW. “Në fundjavë vendi ynë mbetet në periferi të fushave të presionit të ulët që ndodhen mbi Europën qendrore dhe lindje të kontinentit. Nën këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm,…
Në fundjavë pritet mot i ndryshueshëm, me mundësi për riga lokale shiu, teksa parashikon që temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, njofton PW.
“Në fundjavë vendi ynë mbetet në periferi të fushave të presionit të ulët që ndodhen mbi Europën qendrore dhe lindje të kontinentit. Nën këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, me mundësi për riga lokale shiu”, njofton PW.
Sipas shërbimit të meteorologjisë, “temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, por mbeten nën vlera mesatare”.
Parashikimi për datat 5-9 tetor:
5.10 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje priten riga lokale shiu.
6.10 – Pjesërisht vranët. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
7.10-8.10 – Të hënën, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Ditën e martë, pjesërisht vranët.
9.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit të shtunën do të shënojnë rritje të lehtë, e më pas gradualisht do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 7C, e maksimalet nga 14C deri 17C. Nga mesi i javës së ardhshme pritet të shënojnë rritje më të theksuar.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja 2-8m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, e në fillim të javës do të shënojë rritje.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 11 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite