Konfiskohen mbi 250 kg duhan dhe mallra të tjera të kontrabanduara

12.12.2025

Dogana e Kosovës ka njoftuar se Njësitet Antikontrabandë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare – kanë zhvilluar një aksion të përbashkët më 11 dhjetor 2025 në Prishtinë, që ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të madhe të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara. Aksioni është kryer në…

Konfiskohen mbi 250 kg duhan dhe mallra të tjera të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se Njësitet Antikontrabandë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare – kanë zhvilluar një aksion të përbashkët më 11 dhjetor 2025 në Prishtinë, që ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të madhe të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara.

Aksioni është kryer në një objekt pa mbishkrim, i cili gjendet pranë tregut të gjelbërt në kryeqytet. Sipas Doganës, gjatë kontrollit në këtë objekt është gjetur mall pa dokumentacion të origjinës, duke ngritur dyshime të bazuara për kontrabandë.

Nga kontrolli janë konfiskuar:

  • Duhan i grirë (refuz) – 511 pako × 500 gr = 255.5 kg, të gjitha pa banderola;
  • Mjaltë – 100 pako × 12 copë = 1,200 kg, pa asnjë mbishkrim apo deklarim;
  • Filtera cigaresh – 21 pako × 10,000 copë = 210,000 copë.

Dogana ka bërë të ditur se i gjithë malli është ndalur përkohësisht, ndërsa për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila do të udhëzojë hapat e mëtejshëm proceduralë.

Në njoftimin e tyre, Dogana e Kosovës thekson se bashkë me Policinë e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e integritetit të tregut vendas. Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo aktivitet të dyshuar lidhur me mallra të kontrabanduara, për të ndihmuar në parandalimin e dëmeve ekonomike dhe shëndetësore që shkakton ky fenomen.

Etiketat

Ofertat e fundit