Veseli: Bëni kujdes kur votoni
Kandidati për kryeministër, njëherit kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, në rrjetin e tij Facebook, ka publikuar një video ku i bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës, që ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës, ose perndryshe sipas tij vota do të shpallet e pavlefshme. Sipas Veselit, duke e votuar PDK-në, qytetarët e ruajnë Kosovën dhe […]
Foto: Ilustrim
Kandidati për kryeministër, njëherit kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, në rrjetin e tij Facebook, ka publikuar një video ku i bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës, që ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës, ose perndryshe sipas tij vota do të shpallet e pavlefshme.
Sipas Veselit, duke e votuar PDK-në, qytetarët e ruajnë Kosovën dhe e sigurojnë një të ardhme më të mirë për ta dhe familjet e tyre.
Shkrimi i plotë nga Kadri Veseli:
Shumë të nderuar përkrahës,
Duke e votuar Partinë Demokratike të Kosovës, ju e ruani Kosovën dhe siguroni një të ardhme më të mirë për ju, familjet tuaja, gjeneratat e reja dhe vendin tonë.
Bëni kujdes kur votoni!
Vota juaj vendos për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës!