Numërohen 98,96% e votave të diasporës për Suharekën

20.10.2025

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Numërohen 98,96% e votave të diasporës për Suharekën

Ky proces është në prag të përfundimit, konfirmon KQZ.

“Nga pasditja e së premtes deri të hënën në orën 16:00, janë numëruar 129 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 109 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale”, thuhet në njoftim.

Poashtu, nga KQZ bëhet e ditur se votat e diasporës për Komunën e Suharekës janë numëruar 98,96%, apo 95 kuti nga gjithsej 96.

Nga këto rezultate figuron se AAK-Suharekë po prin me 34.94% apo 9,242 vota. Ndërsa, LDK-Suharekë 29.94% apo 7,920 vota, PDK-Suharekë me 17.53% apo 4,636 vota. Si dhe LVV-Suharekë me 14.42% apo 3,813 vota.

Etiketat

Ofertat e fundit