Itali, përleshje e dhunshme mes shqiptarëve, 30-vjeçari qëllon me armë për t’i shpëtuar ndjekjes

01.10.2025

Një rëndë është regjistruar disa ditë më parë në qytetin Sassoferrato të Italisë, ku një përleshje mes dy shqiptarëve ka përshkallëzuar në përdorim armësh.

Itali, përleshje e dhunshme mes shqiptarëve, 30-vjeçari qëllon me armë për t’i shpëtuar ndjekjes Foto: Ilustrim

Sipas rindërtimit të ngjarjes, dy bashkëkombës fillimisht nisën një debat të ashpër, i cili u kthye shpejt në sherr fizik me grushte, shqelma dhe shuplaka. Nuk dihet qartë shkaku i konfliktit, por dyshohet se gjendja e tyre e dehur ka ndikuar drejtpërdrejt.

Në momentin kur 30-vjeçari shqiptar, me banim në Fabriano, pa se po humbiste përleshjen, ai u largua me vrap. Për të parandaluar ndjekjen e rivalit, nxori një armë nga poshtë bluzës dhe qëlloi dy herë në ajër. Të shtënat krijuan panik tek banorët e zonës, ndërsa rivali i tij u paralizua nga frika dhe ndaloi ndjekjen.

Banorët lajmëruan menjëherë numrin emergjent 112, duke raportuar drejtimin e arratisjes. Karabinierët e Fabrianos dhe Njësia e Operacioneve Radio Mobile nisën kërkimet, nga frika se personi i armatosur mund ta përdorte përsëri armën.

Pas një hetimi të shpejtë, autoritetet identifikuan dhe gjurmuan 30-vjeçarin shqiptar, i cili rezultoi të ishte i njohur për policinë për disa vepra të mëparshme penale, përfshirë dhunën në familje. Në apartamentin e tij në Fabriano u gjet arma e përdorur, e cila rezultoi të ishte pistoletë bosh.

Arma u sekuestrua, ndërsa i dyshuari u akuzua për shkaktim alarmi. Autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rastin.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More