Baseli fiton me tre gola të shqiptarëve, dy gola nga Shaqiri e një nga Ajeti
14.09.2025
Baseli ka arritur fitore me rezultat 1:3 ndaj Thunit në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Zvicrës.
Xherdan Shaqiri ishte protagonist i ndeshjes, duke shënuar dy gola dhe duke e çuar në katër numrin e golave të tij në këtë sezon.
Në këtë përballje gol për skuadrën e Baselit realizoi edhe Albion Ajeti në minutën e 41-të, duke vulosur fitoren e rëndësishme për skuadrën e tij.