Roja që u bë prokuror i keqtrajtoi krerët e UÇK-së
Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, muaj më parë kanë shprehur shqetësim për emërimin e rojës së burgut në Prokuror të Dhomave të Specializuara të Hagës.
Sipas procesverbalit të seancës gjyqësore të 27 marsit, Hashim Thaçi ka treguar se gardiani Jogn Devaney, sa punonte në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, i kishte kërcënuar fizikisht atë, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Kjo Gjykatë është e Kosovës. E ka themeluar Kuvendi i Kosovës me punu sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe besoj që kështu dhe do të përmbyllet ky proces. Por në të njëjtën kohë shqetësimet që i kemi kaluar në këto katër vite e gjysmë këtu, me të njëjtën periudhë kohore, në të cilën sot ballafaqohemi me Prokurorin përballë nesh, dëshiroj të shpreh shqetësime dhe të jeni të informuar dhe ju si Kryegjyqtar dhe në të njëjtën kohë si Panel”, ka thënë ai.
Thaçi, sipas transkriptimit, kishte shprehur habi kur në sallën e gjyqit në ulësen e prokurorit e pa gardianin e burgut.
“E ne, të katërt që jemi të akuzuar në procesin numër 6, as cigare s’përdorim. Okej. Personalisht ka kryer kontrolle, Prokurori aktual, në raste të caktuara, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel Gjykatës, ka kryer fyerje dhe kërcënime dhe fizike ndaj ne të akuzuarve. Na ka fyer dhe ka kryer edhe kërcënime fizike Prokurori që është sot përballë nesh. Nga praktikat e zotëriut, dhe të tjerëve edhe ma gjatë”.
Madje ish-presidenti Thaçi kishte krahasuar Specialen me regjimin rus.
“Edhe kjo praktikë mu më shqetëson kur sot e shoh këtë zotëri, dje paraqitej si roje burgu dhe sot Prokuror, një praktikë e tillë as ndaj disidentit rus Navalny nuk është praktiku ku mbas 20 ditësh iu kanë ndalu, kanë reaguar të gjithë”, tha ai.
Për emërimin e këtij prokurori, në Kosovë pati reagime të shumta nga familjarët, bashkëpunëtorët dhe veteranët e UÇK-së, sipas të cilëve ky skandal vë në dyshim punën e Gjykatës Speciale dhe drejtësinë.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite