Sot dita e dytë e fushatës zgjedhore
Sot në Kosovë vazhdon dita e dytë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor. Dje më 25 shtator edhe zyrtarisht filloi fushata zgjedhore, ku të gjitha partitë politike kanë hapur fushatën në qytete të ndryshme të Kosovës. Fushata e cila zyrtarisht ka filluar dje, kjo fushatë do të zgjasë […]
Sot në Kosovë vazhdon dita e dytë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.
Dje më 25 shtator edhe zyrtarisht filloi fushata zgjedhore, ku të gjitha partitë politike kanë hapur fushatën në qytete të ndryshme të Kosovës.
Fushata e cila zyrtarisht ka filluar dje, kjo fushatë do të zgjasë 10 ditë, ku tani partive politike i kanë mbetur edhe 9 ditë në dispozicion për të shpalosur programet e tyre përballë qytetarëve të Kosovës, do të përfundon më 4 tetor, kurse data 5 tetor është heshtje zgjedhore, ku zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit në ditën e dielë në mbrëmje.
Kujtojmë se në këto zgjedhje që do të mbahen më 6 tetor, do të garojnë gjithsej 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore.
Numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869, po ashtu KQZ ka bërë të ditur se në këto zgjedhje janë 1067 kandidatë për deputetë, prej tyre ferma janë 343 ndërkaq meshkuj 724 kandidatë që do të garojnë për ulësen në Kuvendin e Kosovës.