Arrestohet një shtetas shqiptar në Itali: Ishte i dënuar me 7 vjet burgim për shpërndarje droge
Në kuadër të shërbimeve të kontrollit të intensifikuar në territor, të urdhëruara nga shefi i policisë Luigi Mangino për të luftuar krimet, Skuadra Fluturuese e Komisariatit të Policisë Terni ka arrestuar një shtetas shqiptar të shtunën mbrëma.
Personi në fjalë ishte në kërkim dhe ndaj tij ishte lëshuar një urdhër burgimi.
Gjatë kontrollit, i dyshuari u përpoq të mashtrojë policinë duke dorëzuar një dokument me mbiemrin e gruas së tij, por pas hetimeve të mëtejshme u zbulua identiteti i tij i vërtetë. Ai rezultoi të ishte i dënuar me 7 vjet burgim për një vepër të përfunduar penale.
Arrestimi i tij u bë pas një denoncimi nga një “nënë e guximshme”, e cila i ishte drejtuar policisë për të ndihmuar djalin e saj të shpëtonte nga varësia ndaj kokainës. Ajo kishte shitur pasuritë e saj personale, përfshirë stolitë dhe makinën, për të shlyer borxhet e të birit, por kur kërkesat për para nuk ndaluan, ajo vendosi të veprojë duke raportuar shpërndarësit e drogës.
Hetimet e policisë çuan në arrestimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë rrjet trafikimi, përveç shtetasit shqiptar, i cili ishte zhdukur dhe ishte kthyer në vendlindje për të ndryshuar mbiemrin. Megjithatë, kjo nuk e pengoi autoritetet italiane ta identifikonin dhe ta arrestonin atë.
Ky rast është një tjetër dëshmi e angazhimit të forcave të rendit për të luftuar trafikun e drogës dhe për të mbrojtur komunitetin nga pasojat e tij shkatërruese.