Itali, arrestohet 25-vjeçari shqiptar për drejtimin e një biznesi të paligjshëm lojërash fati

03.12.2024

Mbrëmjen e së premtes, më 29 nëntor, Policia e Shtetit Italian ka arrestuar një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Monza, për drejtimin e një biznesi kumari të paligjshëm në bashkinë Cermenate.

Sipas raportimeve nga Shtabi i Policisë së Comos, operacioni përfshinte personel nga Zyra e Kabinetit, Divizioni i Policisë Administrative dhe Sigurisë, si dhe Skuadra Fluturuese. Kontrolli u krye në disa institucione publike që ofronin shërbime të lojërave elektronike, si dhoma slot, VLT dhe video pokeri, duke u përqendruar kryesisht në provincë.

Gjatë operacionit, policia zbuloi në një dhomë lojërash në Cermenate një biznes të organizuar me tavolina lojrash dhe çipsa të përdorura për poker. Përveç hapësirës së hapur për klientët, u identifikua edhe një dhomë private ku zhvillohej poker me baste të lira. Ky aktivitet u cilësua i paligjshëm dhe i atribuar lojërave të fatit.

Policia sekuestruan çipsat e përdorura për lojërat dhe identifikuan të gjithë klientët e pranishëm në momentin e kontrollit. Menaxheri i lokalit, 25-vjeçari shqiptar, u dërgua në komisariat për identifikim të saktë dhe më pas u denoncua në gjendje të lirë për organizim të lojërave të fatit.

Ndërkohë, ekspertët e Drejtorisë së Policisë Administrative po kryejnë hetime për të zbuluar shkelje të tjera në drejtimin e biznesit nga menaxheri. Po ashtu, hetuesit e Skuadrës Fluturuese po verifikojnë pozicionin ligjor të klientëve të evidentuar gjatë operacionit.