Sot diplomon gjenerata e 60-të e policisë

02.08.2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në ora 10:00, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës.

Sot diplomon gjenerata e 60-të e policisë

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Etiketat

Ofertat e fundit