Arrestohet ish-deputeti, Mark Froku!
Ish-deputeti, Mark Frroku dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Durrësit pas konfliktit të një dite më parë në Kepin e Rodonit në Durrës për çështje pronësie. Sherri mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës ka nisur për pronën, ndërsa më pas ka agravuar deri në dhunë fizike. Njoftimi i policisë:…
Ish-deputeti, Mark Frroku dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Durrësit pas konfliktit të një dite më parë në Kepin e Rodonit në Durrës për çështje pronësie.
Sherri mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës ka nisur për pronën, ndërsa më pas ka agravuar deri në dhunë fizike.
Njoftimi i policisë:
Në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.
Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.
Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit të sotëm. Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve.
Etiketat
Aktakuzë ndaj dy personave për fajde, njëri dyshohet se përfitoi mbi 400 mijë euro nga kamatat
Aktuale para 19 dite
22 të arrestuar në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Aktuale para 20 dite
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde dhe manipulim me prova, dëmi arrin në 140 mijë euro
Aktuale para 21 dite
Prokuroria Speciale pushon hetimet ndaj Faton Pecit dhe Fitore Pacollit,Peci paralajmëron padi ndaj zyrtarëve të LDK-së
Aktuale para 29 dite
Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuane në Maqitevë të Suharekës
Aktuale para 29 dite
Vrasja e Arlinda Zekajt, Prokuroria tregon çfarë ndodhi pak orë para tragjedisë
Aktuale para 30 dite
Prokuroria Speciale ndalon një person për 48 orë lidhur me “Rastin e njëmilionëshit”
Aktuale para 33 dite