Suhareka nga 100 në total, merr 55.52 pikë për transparencë në prokurimin publik
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), dhe zëvendës udhëheqësja e Misionit të USAID në Kosovë, zonja Zeinah Salahi, së bashku me aktivitetin e USAID-it për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse lansuan sot Indeksin e Transparencës në Prokurimin Publik. Indeksi tregon përparim të konsiderueshëm në transparencën e prokurimit publik në nivelin lokal të qeverisë. Sipas monitorimit të […]
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), dhe zëvendës udhëheqësja e Misionit të USAID në Kosovë, zonja Zeinah Salahi, së bashku me aktivitetin e USAID-it për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse lansuan sot Indeksin e Transparencës në Prokurimin Publik.
Indeksi tregon përparim të konsiderueshëm në transparencën e prokurimit publik në nivelin lokal të qeverisë.
Sipas monitorimit të KDI-së dhe USAID-it Komuna e Suharekës nga 38 komuna radhitet e 22 apo nga 100 pikë sa janë në total Suhareka vlerësohet me 55.52 pikë për transparencë në prokurimin publik.
Në 6 shtyllat kryesore të matjeve Suhareka vlerësohet si vijon:
- prokurimi publik përfshirë ankandet publike prej 30 pikë maksimale, Suhareka vlerësohet me 13.64 pikë,
- transparenca buxhetore prej 25 pikëve Suhareka vlerësohet me 15.63 pikë,
- qasja në dokumente publike nga 10 pikë maksimale, Suhareka vlerësohet me 7.5 pikë
- informimi dhe pjesëmarrja e publikut prej 15 pikëve maksimale, Suhareka vlerësohet me 7.5 pikë
- grantet dhe financimi prej 10 pikëve, Suhareka vlerësohet me 5 pikë
- etika profesionale dhe konfliktet e interesit prej 10 pikëve, Suhareka vlerësohet me 6.25 pikë
Përderisa ndryshimet në legjislacionin sekondar kontribuan në rritjen e transparencës në e-Prokurimi, vullneti politik në nivelin lokal shënoi 2018 si vitin kur dokumente të rëndësishme siç janë kontratat, vendimet për ankesat e shkallës së parë, rregulloret për ndarjen e granteve dhe informacionet mbi procesin e vlerësimit për këto grante filluan të publikohen në faqet e internetit të komunave.
Megjithatë, edhe pse këtë vit kemi një rritje të transparencës prej 28% kundrejt vitit paraprak, megjithatë në gjashtë shtyllat e matura, mesatarja e performancës është vetëm 58%.
Komunat duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritjen e transparencës maksimale në 43 indikatorët e matur. Gjithashtu, ky indeks na tregon se komunat, krahas rritjes së transparencës, duhet të fokusohen në krijimin dhe zbatimin e mekanizmave llogaridhënëse.