Kanosi një person tek Parku i Dëshmorëve në Suharekë, arrestohet i dyshuari
Rastet e kanosjeve nga persona të dyshuar kundër viktimave, në vendin tonë janë shpeshtuar. Kjo po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës dërguar mediave. Rastet e tilla janë shqetësuese dhe sfiduese për institucionet e vendit pasi që të njëjtat mund të përfundojnë edhe me sulme fizike apo edhe me fatalitet. Një rast […]
Rastet e kanosjeve nga persona të dyshuar kundër viktimave, në vendin tonë janë shpeshtuar. Kjo po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës dërguar mediave.
Rastet e tilla janë shqetësuese dhe sfiduese për institucionet e vendit pasi që të njëjtat mund të përfundojnë edhe me sulme fizike apo edhe me fatalitet.
Një rast i tillë është raportuar edhe në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se dje, gjatë ditës së enjte rreth orës 20:00 tek Parku i Dëshmorëve ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari e kishte kanosur një person tjetër.
“Parku i Dëshmorëve, Suharekë 27.04.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.