Suharekë: Për parking i kanos me revole
Një ditë më parë, Rrahman Bytyqi u shqetësua nga një sirenë makinash, që po binte para lokalit të tij në Suharekë. Ai doli dhe pa se ngasësi i veturës, ishte bërë nervoz, pasi rruga para dyqanit ishte bllokuar, nga dy automjete tjera. Të lëna kështu nga punëtori dhe një klient ato e pengonin atë që…
Një ditë më parë, Rrahman Bytyqi u shqetësua nga një sirenë makinash, që po binte para lokalit të tij në Suharekë.
Ai doli dhe pa se ngasësi i veturës, ishte bërë nervoz, pasi rruga para dyqanit ishte bllokuar, nga dy automjete tjera.
Të lëna kështu nga punëtori dhe një klient ato e pengonin atë që po i binte sirenës, për të dalë në rrugën kryesore.
Bytyqi thotë se personi me të cilin bëri fjalë, Nazim Dakaj nuk donte ta linte me kaq, njofton Klan Kosova.
Fjalosja u ndërpre pas pak, por nuk përfundoi krejt. Sipas Bytyqit, tek lokali i tij u shfaq sërish Dakaj, për të cilin thotë se pati edhe revole.
Për këtë zhvillim e ka dhënë versionin e tij edhe Dakaj, përmes emailit.
“Në tentim për të sqaruar çështjen, shkova për të biseduar me ata, por ata nuk e di pse më priten keq duke fol fjalë të rënda dhe më kapën për krahu dhe më sulmuan fizikisht. Në atë rast më ka ra në tokë revolja për të cilën posedoj leje, e cila ka qenë e frenuar dhe pa karikator në të”.
Etiketat
Aktakuzë ndaj dy personave për fajde, njëri dyshohet se përfitoi mbi 400 mijë euro nga kamatat
Aktuale para 19 dite
22 të arrestuar në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Aktuale para 20 dite
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde dhe manipulim me prova, dëmi arrin në 140 mijë euro
Aktuale para 21 dite
Prokuroria Speciale pushon hetimet ndaj Faton Pecit dhe Fitore Pacollit,Peci paralajmëron padi ndaj zyrtarëve të LDK-së
Aktuale para 29 dite
Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuane në Maqitevë të Suharekës
Aktuale para 30 dite
Vrasja e Arlinda Zekajt, Prokuroria tregon çfarë ndodhi pak orë para tragjedisë
Aktuale para 31 dite
Prokuroria Speciale ndalon një person për 48 orë lidhur me “Rastin e njëmilionëshit”
Aktuale para 33 dite