Golden Eagle Ylli njëri ndër më të mirët e xhiros së 9 në Superligën e Kosovës në basketboll

07.11.2022

Java e nëntë në Prince Caffe Superligë ka dhuruar disa ndeshje interesante. Kampioni Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e pestë radhazi, ku shkëlqeu Valon Bunjaku me 21 pikë, tri kërcime, katër asistime dhe tetë topa të vjedhur, duke e pasur indeksin 32, apo më të lartin e kësaj xhiro për tu shpallur MVP i […]

Java e nëntë në Prince Caffe Superligë ka dhuruar disa ndeshje interesante.

Kampioni Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e pestë radhazi, ku shkëlqeu Valon Bunjaku me 21 pikë, tri kërcime, katër asistime dhe tetë topa të vjedhur, duke e pasur indeksin 32, apo më të lartin e kësaj xhiro për tu shpallur MVP i javës për herë të parë në këtë edicion.

Trepça e përmbysi rezultatin ndaj Bashkimit në fund për të shënuar fitore shumë të vlefshme, ndërsa basketbollisti më i dalluar dhe më meritori ishte Drilon Hajrizi i ‘Xehetarëve’.

Driloni e mbylli ndeshjen me 24 pikë e 12 kërcime, si dhe kontribuoi me dy asistime. Ai u ndihmua nga Erjon Kastrati me 19 pikë, katër kërcime e pesë asistime.

Vëllaznimi shënoi fitore shumë të vlefshme, duke mundur në udhëtim Rahovecin, ndërsa u dallua dyshja Emmanuel Omobgo me 20 pikë, tetë kërcime dhe një asistim e Demonte Dodd me 14 pikë, 16 kërcime dhe një asistim./telegrafi/