Shqetësuese: Për 24 orë, 59 aksidente e 37 arrestime

18.07.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 59 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime. Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 59 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 13 aksidente…

Shqetësuese: Për 24 orë, 59 aksidente e 37 arrestime

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 59 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 59 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 13 aksidente ishin me të lënduar dhe 46 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1541 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion por, pati edhe arrestime ku ndodhën 37 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 21 persona u dërguan në mbajtje ndërsa 3 persona janë në vuajtje të dënimit.

Etiketat

Ofertat e fundit