FC Ballkani zyrtarizon transferimin e Leonit Abazit

03.06.2022

Marrëveshja ishte arritur ditë më parë, teksa sot ajo është finalizuar. Klubi suharekas ka publikuar një video në faqen zyrtare në Facebook, ku shihet një futbollist duke nënshkruar kontratën me klubin, por duke mos ia publikuar fytyrën. Ndërkaq, pas disa orëve ka publikuar edhe njoftimin se zyrtarisht ka transferuar Leonit Abazin. Ai do jetë pjesë […]

Marrëveshja ishte arritur ditë më parë, teksa sot ajo është finalizuar.

Klubi suharekas ka publikuar një video në faqen zyrtare në Facebook, ku shihet një futbollist duke nënshkruar kontratën me klubin, por duke mos ia publikuar fytyrën.

Ndërkaq, pas disa orëve ka publikuar edhe njoftimin se zyrtarisht ka transferuar Leonit Abazin.

Ai do jetë pjesë e klubit për 3vitet e ardhshme.

Abazi ka një karrierë të bujshme, duke qenë pjesë e skuadrave të mëdha si në Superiore ashtu edhe në Superligë, i cili edicionin e kaluar ishte te Prishtina.

Më parë, Abazi, ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtarës së Shqipërisë.

Postimi i plotë i Ballkanit:

𝗞𝗔𝗠𝗣𝗜𝗢𝗡𝗜 𝗧𝗘 𝗞𝗔𝗠𝗣𝗜𝗢𝗡𝗘̈𝗧

Leonit Abazi, e forcoi krahun e majtë të ekipës tonë. Nga sot do të veshet portokalli!

Ai do jetë pjesë e klubit për 3vitet e ardhshme.

Abazi ka një karrierë të bujshme, duke qenë pjesë e skuadrave të mëdha si në Superiore ashtu edhe në Superligë, i cili edicionin e kaluar ishte te Prishtina.

Më parë, Abazi, ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtarës së Shqipërisë.

Na priftë e mbara Leonit, bashkë drejt shumë sukseseve të mëdha!