Edhe dy amerikanë te Golden Eagle Ylli

05.02.2022

Ndonëse është duke treguar suksese me skuadrën e deritashme, klubi suharekas ka vendosur që skuadrën ta përforcojë edhe me basketbollistë të tjerë për sa i përket stinorit pranveror të Superligës si dhe Ligës Unike. Golden Eagle Ylli përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se tashmë ka transferuar edhe dy basketbollistë amerikanë. Bëhet fjalë për […]

Edhe dy amerikanë te Golden Eagle Ylli Foto: Ilustrim

Ndonëse është duke treguar suksese me skuadrën e deritashme, klubi suharekas ka vendosur që skuadrën ta përforcojë edhe me basketbollistë të tjerë për sa i përket stinorit pranveror të Superligës si dhe Ligës Unike.

Golden Eagle Ylli përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se tashmë ka transferuar edhe dy basketbollistë amerikanë.

Bëhet fjalë për basketbollisët Chris Harris Jr dhe Malcolm Grant.

Klubi basketbollistik suharekas është duke u vlerësuar edhe si ekipi më i kompletuar në Superligë për sa i përket skuadrës me lojtarë vendorë, por duke mos lënë anash edhe lojtarët e huaj, ku basketbollisti kroat, Henrik Sirko është duke treguar potencial në paraqitjet e tij, ku disa herë si në Ligën Unike ashtu edhe në Superligë po shpallet MVP i xhirove.