Rrahje në Suharekë, përdoren edhe armë
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Suharekë. Personat që janë përfshirë në rrahje kanë përdorë edhe armë, sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:10 në Suharekë. “Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes veti dhe më pas njëri prej të dyshuarve ka…
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Suharekë.
Personat që janë përfshirë në rrahje kanë përdorë edhe armë, sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:10 në Suharekë.
“Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes veti dhe më pas njëri prej të dyshuarve ka shtënë në ajër me një armë zjarri”, njofton Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjës policia ka gjetur dhe një pistoletë më 12 fishekë, dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.
“Te të dyshuarit dhe vendi i ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar një pistoletë me 12 fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm”.
“Si pasojë e rrahjes njëri prej të dyshuarve ka pranuar tretman mjekësor, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit 4 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite