Policia nuk fal, për vetëm 5 ditë shqiptoi mbi 10 mijë gjoba trafiku
Një numër i shoferëve nuk po i respektojnë rregullat në komunikacion, gjë që si pasojë mund të ndodhë edhe ndonjë aksident, e që jo rrall herë kanë përfunduar edhe me fatalitet. Për shoferët që nuk po respektojnë këto rregulla, policia po tregohet zero tolerante ndaj tyre, kështu duke u shqiptuar gjoba. SuharekaOnline ka mbledhur statistikat […]
Një numër i shoferëve nuk po i respektojnë rregullat në komunikacion, gjë që si pasojë mund të ndodhë edhe ndonjë aksident, e që jo rrall herë kanë përfunduar edhe me fatalitet.
Për shoferët që nuk po respektojnë këto rregulla, policia po tregohet zero tolerante ndaj tyre, kështu duke u shqiptuar gjoba.
SuharekaOnline ka mbledhur statistikat për raportet ditore të shqiptimeve të tiketave të trafikut nga ana e policisë për periudhën kohore 21-25 mars.
Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre pesë ditëve Policia e Kosovës ka shqiptuar hiç më pak se se 10 mijë e 49 gjoba trafiku.
Numri më i madh i këtyre gjobave u regjstrua të mërkurën e 23 marsit, ku vetëm brenda kësaj dite u shqiptuan 2 mijë e 213 tiketa trafiku.
Ndryshe, Policia e Kosovës është duke bërë vazhdimisht apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve në komunikacion për respektim të rregullave në maksimum.
Data | Nr. i gjobave të trafikut nga Policia e Kosovës |
21 mars | 1,962 |
22 mars | 2,083 |
23 mars | 2,213 |
24 mars | 1,963 |
25 mars | 1,828 |
TOTAL | 10,049 |