Bagerat në aksion, një shëtitore e re në Suharekë
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj nuk i ka ndalur bagerat as sot. Rrënimet e objekteve kanë vazhduar edhe në mëngjesin e të enjtes. Krejt kjo po bëhet që rreth lumit “Toplluha” të krijohet një shëtitore. Hapësira publike të tjera do të shtohen edhe më tepër në qytet. Po rrënohen edhe objekte të tjera të cilat […]
Foto: Ilustrim
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj nuk i ka ndalur bagerat as sot. Rrënimet e objekteve kanë vazhduar edhe në mëngjesin e të enjtes.
Krejt kjo po bëhet që rreth lumit “Toplluha” të krijohet një shëtitore. Hapësira publike të tjera do të shtohen edhe më tepër në qytet.
Po rrënohen edhe objekte të tjera të cilat do të krijojnë mundësi, për krijimin e një shetitore 1.5 kilometra rreth Lumit “Toplluha” në Suharekë” shkruan i pari i komunës në njoftim.
Edhe dje u rrënuan objektet, të cilat kanë rrezikuar sigurinë publike dhe ka pasur raportime për dukuri negative.
Rrenimet janë berë në zonën afër Sheshit “Besim Ndrecaj”dhe aty do te rregullohët dhe do të ketë pamje shumë më të mirë, duke qenë i shfrytëzueshëm për banorët dhe qytetarët në përgjithësi.